13:23, 19 Maj 2017

Prokuroria e Suedisë  ka vendosur të ndërpres hetimet ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange pas gati shtatë vitesh, i cili ishte akuzuar për përdhunim.

  “Kryeprokurorja Mariane Ni sot ka vendosur që të pezullojë hetimin paraprak mbi dyshimin e përdhunimit në lidhje me Julian Assange”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Assange, 45 vjeçar është duke jetuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që nga 2012, për t’iu shmangur ekstradimit.

Megjithatë, policia e Londrës ka njoftuar se pas shpalljes së autoriteteve të Suedisë, Assange ende do të arrestohej, nëse largohet nga kompleski i ambasadës, për shkak se fletarresti është ende i vlefshëm.

Policia “është e obliguar ta ekzekutoj fletarrestin nëse ai largohet nga ambasada”, ka kumtuar policia e Londrës.

Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, i cili i ka hedhur poshtë akuzat për dhunim, ka shprehur shqetësim se Suedia do të mund ta ekstradonte në Shtetet e Bashkuara, ku ai mund të ballafaqohet me sistemin e drejtësisë për shkak të rrjedhjes së qindra mijëra dokumenteve sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Interesante