22:47, 5 Shtator 2017

Bibikhal Uzbek e cila besohet se është gruaja më e vjetër azilkërkuese në botë e cila ishte larguar nga Afganistani për shkak të luftës, tash po përballet me kthim në shtetin e saj, transmeton Klan Kosova.

Uzbek thotë se ajo nuk do të mund t’i rezistojë kthimit në atdhe.

Ajo pësoi sulm në kokë, pasi që i ishte refuzuar kërkesa për azil në qershor.

Familja e saj ka kërkuar që Uzbek të kalojë ditët e fundit të jetës në Suedi, por agjencia e migrimit ka kërkuar dëbimin e saj në Kunduz, pasi qyteti konsiderohet i sigurt, pavarësisht përleshjeve ndërmjet ushtrisë afgane dhe talibanëve. Familja ka të drejtë ankese ndaj vendimit.

Interesante