Sturridge lëndohet prapë NULL NULL 26.11.2015 22:13 26.11.2015 22:13 Sulmuesi i Reds do të mungojë në përballjen ndaj Bordeaux pasi mori një lëndim në shputë. Liverpooli do të jetë pa Daniel Sturridgen në përballjen e Ligës së Europës me Bordeauxin. Sturridge pritej që të ishte njeriu kryesor i skuadrës në këtë përballje, por është vendosur që ai të mos jetë pjesë e skuadrës pas një lëndimi në shputë. Sulmuesi mori pjesë në stërvitjen e së mërkurës, por u ankua për një dhimbje të vogël dhe të enjten kreu testet mjekësore. Sulmuesi ka luajtur vetëm 241 minuta këtë edicion dhe u kthye në stërvitje më 17 nëntor, por lëndimi i ri ka bërë që ai prapë të mbetet jashtë fushave të blerta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë