Spanjollët janë gati t’i ofrojnë kontratë me kushte më të mira dhe kanë gati një ofertë për sulmuesin anglez të skuadrës nga Anfield Road

13:02, 13 Janar 2018

Real Betis është duke përgatitur një ofertë për transferimin e Daniel Sturridge nga Liverpool, qysh në këtë afat kalimtar.

Anglezi nuk është ndër të preferuarit e trajnerit Jurgen Klopp dhe me shumë gjasë do të kalojë në Spanjë në mundësinë e parë që i ofrohet.