Studimi: Vegjetarianët janë njerëz më pak të lumtur dhe sëmuren më shpesh NULL NULL 20.08.2017 10:15 20.08.2017 10:15 Sipas një studimi nga Universiteti Bristol u konstatua se vegjetarianët dhe veganët kishin nivele të larta depresioni. Studimi përfshinte rreth 10,000 burra britanikë; 350 prej të cilave ishin veganë dhe vegjetarë. Njerëzit vegjetarian kishin një përqindje më të lartë depresioni se sa mesatarja në krahasim me pjesën tjetër të meshkujve, dietat e të cilëve përfshinin proshutë, sanduiçe dhe pulë të skuqur. Sipas studiuesve, shkaku i efekteve negative në shëndetin mendor të vegjetarianëve është mungesa e vitaminave dhe mineraleve në dietën e tyre. Mungesa e vitaminës B12 lidhet me mungesën e mishit dhe konsumimi i sasive të mëdha të frutave të thata mund të shkaktojë nivele më të larta omega-6, acide yndyrore të cilat janë të njohura për të ndikuar në gjendjen shpirtërore dhe janë të lidhura me problemet e shëndetit mendor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024