Studimi britanik: Të qenit aktiv fizikisht është shëndet NULL NULL 26.05.2016 22:00 26.05.2016 22:00 Pas një vikendi të mbushur me çokollatë, vjen koha që të shkrijmë ca kalori. Megjithatë nuk duhet që të shkojmë në palestër për këtë. Shumë ekspert të palestrës besojnë që ushtrimet më të thjeshta ndihmojnë në ruajtjen e peshës, thënë me fjalë të tjera “lëvizjet rrotull”. Zyrtare mjekësor në Britani, propozojnë që të paktën 30 minuta në ditë të jemi në lëvizje. Këtu janë 5 mënyra të thjeshta për ta arritur këtë. Ndajeni kohen. Nuk është e domosdoshme të bëjmë 30 minuta aktivitet të pandërprerë, kështuqë bëni nga 10 minuta disa herë. Kjo do të përmirësoj shëndetin kardiovaskular dhe ulë rrezikun për diabet e sëmundje të tjera. Merruni me punët në shtëpi. Pastrimi i shtëpisë apo rregullimi i kopshtit janë mënyrë shumë e thjeshtë që të jeni në lëvizje. Sa më shumë bëni lëvizje do t’ju rritet dëshira për më tepër. Merrni ose huazoni një qen. Kujdesi ndaj tij duke u ulur e ngritur si dhe shëtitja me një qen, vë në lëvizje të gjithë muskujt në trupin tuaj. Motivoni veten. Jepni komplimente vetes gjatë ushtrimeve apo edhe këndoni ndonjë këngë, në mënyrë që të jeni të motivuar. Vendosni synime të vogla të arritshme. Në vend se të mendoni çdo ditë ushtrime nga 30 minuta, shndërrojeni këtë në “Sot nuk do të marr autobus. Do të eci “ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë