18:30, 10 Janar 2017

Studimet e fundit nga Universiteti i Kalifornisë kanë treguar se si mund t’ju zgjatet jeta prindërve tanë.

Këto rezultate kanë treguar se sa të nevojshme janë afërsia dhe dashuria e fëmijëve ndaj prindërve të tyre.

Vetmia luan rol të madh në procesin e plakjes. Pas observimit të 1,600 persona të moshuar , me një mesatare të moshës 71 vjeçare, studiuesit kanë arritur tek këto rezultate.

Gjatë këtij studimi gjashtë vjeçar, vetëm 14% e të moshuarve kanë vdekur, të cilët kanë pasur vizitor krahasuar me 23% të pjesëmarrësve të cilët nuk i kishte vizituar familja.

Sa më të moshuar që bëheshin njerëzit aq më shumë rëndësi kishin lidhjet familjare të tyre.

Në përgjithësi personat e moshuar janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë eksperiencat e tyre me personat më të rinj në moshë si dhe të shprehin emocionet e tyre.

Andaj është e rëndësishme që të mos harrojmë se sa shumë kohë kanë shpenzuar prindërit dhe gjyshërit tanë për ne dhe sa shumë kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tonë.

Me vetëm një vizitë apo telefonatë në javë ne mund t’ju rrisim gjasat atyre për të jetuar më gjatë e më të lumtur.

 

Interesante