Studim i ri: Autizmi mund të trajtohet me një ilaç 100 vjeçar NULL NULL 26.05.2017 22:30 26.05.2017 22:30 Duke u bazuar në disa studime të fundit, është sugjeruar që autizmi mund të trajtohet me një ilaç që ka qenë prezent për më shumë se 100 vjet. Ilaçi, i njohur si suramin, që fillimisht është zhvilluar për të trajtuar sëmundjet që lidhen me gjumin, ka dhënë rezultate dramatike pas përdorimit të vetëm një doze. Këtu përfshihen përmirësim në të folur dhe sjelljet sociale, si dhe aftësitë për t’u përballur me gjëra të ndryshme. I vetmi efekt anësor ishte një irritim i vogël i lëkurës. “Ne këtë eksperiment kanë qenë të përfshirë katër fëmijë. Dy gjashtëvjeçarë dhe dy 14 vjeçar, të cilët nuk kishin thënë asnjëherë asnjë fjalë. Një javë pas injektimit të vetëm një doze të suramin, fëmijët që përdoren ilaçin kanë formuar fjalitë e tyre të para në jetë” ka thënë autori i studimit Robert Naviaux. Suramin është zhvilluar nga shkencëtarët gjerman në vitin 1916, për të trajtuar sëmundjen e gjumit dhe një sëmundje tropikale, të dyja këto që shkaktohen nga parazitët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 7 orë më parë