18:00, 10 Tetor 2018

Personat e rinj në moshë janë duke ia kthyer shpinën alkoolit, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtuesit kanë shikuar të dhënat shëndetësore të dekadës së fundit dhe kanë gjetur se pothuajse një e treta e personave nga 16 deri në 24 vjeç kishin deklaruar se nuk konsumojnë alkool në vitin 2015. Ndërsa një hulumtim i tillë në vitin 2005 pati treguar se një në pesë të rinj konsumojnë alkoolin.

Mos konsumimi i alkoolit është gjetur në grupe të moshave të ndryshme.

Gjithashtu edhe niveli i konsumimit të tepruar të alkoolit ka pësuar rënie – nga 27% në vitin 2005 ne 18% në vitin 2018, bazuar në të dhënat e hulumtimit shëndetësor në Britani.

Rreth 10 mijë persona janë anketuar, dhe rezultatet kanë treguar një rënie të dukshme në konsumimin e alkoolit.