Studentët tetë kërkesa për Nikollën, përgjigjet ministrja e Arsimit NULL NULL 07.12.2018 16:23 07.12.2018 16:23 Studentët e Tiranës që kanë tre ditë që protestojnë kanë bërë publike kërkesat e tyre. Në një letër me shkrim dore studentët kanë renditura 8 kërkesat e tyre, të cilat nisin me përgjysmim e tarifave të studimit dhe vënien në jetë kartën e studentit që është shumë jetike për ta. Po ashtu në kohë rekord dhe Ministria e Arsimit u ka kthyer përgjigje dhe thuhet se për kërkesat e tyre do të ngrihen grupe të posaçme pune. Përgjigjia e Nikollës Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta. Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen. Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencorr tashmë është garantuar ligjërtisht. Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 15 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 48 minuta më parë