Studentët: Nuk dialogojmë! Protesta para Kryeministrisë, pa bllokim rrugësh NULL NULL 19.12.2018 16:03 19.12.2018 16:03 Bllokimi i rrugëve nuk ka qenë mënyra që studentët zgjodhën për të protestuar këtë të mërkurë. “Bllokimi i rrugëve është diçka që na dëmton neve dhe qytetarët, pasi ne i kemi mbështetje qytetarët, por që ishte një zgjidhje e përkohshme deri në momentin që kryeministri të kuptojë që ne do të vazhdojmë protestën”, tha një student. “Bojkotimi i mësimit vazhdon gjithsesi, kjo është një formë proteste”, tha një tjetër. Në ditën e 15 të protestës, ata kanë marshuar nga fakultetet e tyre drejt Kryeministrisë, duke kërkuar me këmbëngulje të plotësohen kërkesat e tyre dhe jo negociata me kryeministrin. “Nuk jam për negociata, sepse kemi kërkuar dialog më parë për sa i përket arsimit me ministren dhe nuk na ka dëgjuar. Tani le ta gjejë mënyrën dhe të mbajë përgjegjësinë e kohës së humbur”, tha një student. “Duke marrë shkas edhe nga vizitat e kryeministrit nëpër universitete, mendoj që dialogu nuk është i frytshëm. Ndaj vazhdimi i protestës është mënyra më e mirë”, tha një tjetër student, shkruan Top- Channel, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë, të enjten studentët paralajmërojnë se rrugëtimi i protestës do të përqëndrohet përpara Kuvendit. “Do të vazhdojmë në Parlament nesër, përderisa është seanca. E vetmja arsye është që ligji i arsimit dhe disavantazhet që ka për studentët të shfuqizohet”, tha njëri prej tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Rinia - kapitali jonë i çmuar, potenciali pa të cilin Kosova s’mund të bëjë hapa përpara 11 minuta më parë