12:00, 12 Janar 2017

Efektet e vazhdueshme të stresit në një pjesë në regjionin e brendshëm të trurit, mund të shpjegojnë rrezikun e rritur për sulm në zemër, kjo sipas një studimi në Lancet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në këtë studim, ku janë përfshirë 300 persona, ata me aktivitet të lartë në zonën amygdale (zone e trurit e cila proceson emocione siç janë zemërimi dhe frika) ishin më të pirur për sëmundje kardiovaskulare, dhe më shpejtë se të tjerët.

Stresi është faktor po aq i rëndësishëm sa janë duhanpirja dhe shtypja e lartë e gjakut, është thënë në këtë studim.

Sipas shkencëtarëve aktiviteti i lartë tek amygdale shtyn që të dërgoj sinjal në palcën e eshtrave, kështu duke rezultuar me prodhim ekstra të qelizave të bardha të cilat ndikojnë tek arteriet. Kjo mund të çoj drejt sulmit në zemër, në tru dhe anginës.

Ndërsa ekspertë të zemrës kanë thënë që pacientët që janë në rrezik duhet të ndihmohen që të mbajnë stresin nën kontrollë.

Interesante