Stresi befason nënën: “Është shumë pak për ty” NULL NULL 18.10.2017 14:03 18.10.2017 14:03 Nuk është hera e parë që reperi nga Shqipëria, Stresi, dashurinë për nënën e tij e shpreh edhe nëpër rrjete sociale, njofton Klan Kosova. Njëjtë ka bërë edhe sot. Reperi postoi një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shihet nën përqafimin e nënës së tij të cilës i ka bërë një surprizë derisa ajo ishte në orarin e punës. Ai ia dhuroi një buqetë të madhe lulesh. “Kisha ditë pa të bërë një surprizë te puna. Është shumë pak për ty. S’ka dashuri me të fortë se Nana”, ka shkruar Stresi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.