15:57, 13 Tetor 2017

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi SHBA-së dhe Turqisë  të “ulen dhe të gjejnë zgjidhje” për krizën në marrëdhëniet midis dy anëtarëve kryesorë të aleancës ushtarake, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

“Unë thjesht kërkoj nga SHBA dhe Turqia që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje sepse është e rëndësishme për Aleancën që të mund të punojmë ngushtë së bashku, veçanërisht në rajon, sepse Turqia është çelësi për luftën tonë kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg për AFP, transmeton Klan Kosova

Tensionet diplomatike midis dy aleatëve të vjetër filluan më 8 tetor, kur Ambasada e Uashingtonit në Ankara tha se SHBA do të pezullojë të gjitha shërbimet e vizave jomigruese në Turqi, pas arrestimit të punonjësit të Konsullatës amerikane, me shtetësi turke, në Stamboll nën akuzat për lidhje me grupin e klerikut fetar, Fethuallah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ka orkestruar përpjekjen për grusht shtet ndaj Qeverisë vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Ankaraja i ka kërkuar Uashingtonit ta ekstradojë Gulenin, i cili me vite jeton në mërgim në SHBA.

 

 

 

.

Interesante