Stoltenberg dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq NULL NULL 18.01.2018 22:53 18.01.2018 22:53 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit do të vazhdojë të ndihmojë në stabilizimin e vendit. Gjatë vizitës së tij në Maqedoni ai ka bërë thirrje për qetësi. “Vrasja e Oliver Ivanoviq me të vërtetë ka qenë një shembull se situata në Kosovë nuk është ende ku ne duam të jetë, prandaj NATO fuqishëm e dënon vrasjen e Ivanoviq”. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për vrasjen të dënohen dhe të dyja palët të tregojnë qetësi”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë