Stoltenberg: Bisedimet me Maqedoninë nisin nga 11-12 korriku NULL NULL 20.06.2018 14:50 20.06.2018 14:50 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar datën se kur do të merret vendimi i mundshëm për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë, e Veriut tashmë, gjithnjë nëse do të ratifikohet me sukses marrëveshja me Greqinë. “Korniza kohore varet nga finalizimi i marrëveshjes në Shkup, por kemi shpresa se mund t’i nisim bisedimet e anëtarësimit gjatë samitit, ose të paktën të marrim vendim për nisjen e tyre”, tha Stoltenberg për “France 24”, duke iu referuar takimit të përvitshëm të krerëve të shteteve të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 11-12 korrik. Teksa diskutoi bashkëpunimin e NATO-s me vendet joanëtare dhe zgjerimin e mundshëm, Stoltenberg nënvizoi veçanërisht potencialin për progres në lidhje me marrëdhëniet me Maqedoninë. Kjo, pikërisht për shkak të marrëveshjes së fundjavës së kaluar me Greqinë për çështjen e emrit. Në përfundim të fjalimit të tij mbi këtë çështje, Stoltenberg ritheksoi rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjes. “Mund ta marrim vendimin për hapjen e negociatave, nëse gjithçka shkon sipas planeve në lidhje me procesin e ratifikimit dhe referendumit të mëvonshëm gjatë këtij viti”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024