8:00, 13 Janar 2018

Steven Seagal është duke u hetuar nga Departamenti i policisë së Los Angeles, pas akuzave për ngacmime seksuale që erdhën nga shumë gra, përfshirë Jenny McCarthy, transmeton Klan Kosova.

Policia konfirmoi lajmin për The Hollywood Reporter, por tha se asnjë informacion tjetër nuk është në dispozicion në këtë kohë.

Jenny konfirmoi në nëntor të vitit 2017 se Steven u përpoq ta zhvishte gjatë një prove, edhe pse skenari nuk kërkonte lakuriqësi.

Aktori e mohoi këtë pohim..

Portia de Rossi dhe Julianna Margulies gjithashtu kanë folur kundër Steven.

Interesante