11:54, 14 Shtator 2018

Mesfushori ofensiv i Manchester City, Raheem Sterling është duke kërkuar një rritje page prej 100 mijë funtave, në bisedimet që është duke bërë me të Blutë për zgjatjen e kontratës.

Anglezi për momentin fiton 175 mijë funta dhe ka marrëveshje të vlefshme deri në 2020.

Sterling është shprehur se është i kënaqur në Etihad Stadium, por agjenti i tij po provon që rritja e tij të pësojë rritje.