14:36, 14 Mars 2018

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier tha sot se qeveria e re gjermane po përballet me pritshnëri të mëdha të aleatëve të shtetit, veçanërisht në Evropë.

“Pritjet e miqve dhe partnerëve tanë janë të mëdha, veçanërisht në Evropë. Shumica shpresojnë se ne do të tregojmë në Gjermani se ne jemi në gjendje të veprojmë dhe të kuptojmë të ardhmen”, tha Steinmeier, transmeton Klan Kosova

Këto deklarata ai i bëri në ditën kur Angela Merkel u rizgjodh për herë të katërt si kancelare e Gjermanisë.

Parlamenti i Gjermanisë e votoi atë për këtë psot  pas një bllokade gjashtë mujore të krijuar në Gjermani pas zgjedhjeve të mbajtura atje, transmeton Klan Kosova.

.

Interesante