14:00, 17 Korrik 2017

Paçka se është në fillimet e karrierës dhe në moshë të re, Albert Stanaj ka filluar të korrë sukses më këngët e tij, sidomos me “Romantic”.

E duket se suksesit të shqiptarit do t’i duhet t’i shtojmë edhe një koncert me legjendën e muzikës Soul/RnB, Lionel Richie.

Stanaj është i ftuar special në koncertin e 68-vjeçarit në Kaliforni, në arenën “Chumash Grandstand”, më 19 korrik, ku dhe do të “ndezë” turmën para se Richie të shfaqet dhe të performojë për rreth 2 orë, shkruan Blitz.al.

Nga postimet e fundit në rrjetet sociale mund të kuptojmë se Stanaj është në qiellin e shtatë, se fundja nuk do shumë mend… të performosh me dikë të kalibrit të Ritchie-t nuk është diçka që arrihet lehtë.

Epo, mezi presim të shohim çfarë kanë për të na ofruar Stanaj dhe Richie të enjten mbrëma.

Interesante