Stadiumi Maracana dëmtohet çdo ditë e më shumë NULL NULL 11.01.2017 14:57 11.01.2017 14:57 Zyrtarë të futbollit në qytetin brazilian të Rio de Janeiro kanë bërë thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të stadiumit të famshëm të qytetit Maracana pasi ai cdo ditë e më shumë po dëmtohet. Federata e futbollit të qytetit tha se dritaret e stadiumit janë thyer dhe pajisjet brenda tij janë vjedhur, njofton Klan Kosova. Sipas federatës, shqetësimet mbi të tashmen dhe të ardhmen e këtij stadiumi janë në rritje. Stadiumi Maracana ka një kapacitet prej rreth 78 mijë ulësesh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.