9:10, 9 Nëntor 2018

Zvicra njihet për bukuritë e saj piktoreske. Çdo cep i këtij vendi është i mbushur përplot me mrekulli nga natyra.

Një ndër vendet turistike më të bukura konsiderohet St. Moritz, i cili është një vend jashtëzakonisht i bukur por edhe shumë luksoz.

Ky vend ka më shumë turistë gjatë sezonës së dimrit pasi aty është mbajtur dy herë edhe Olimpiada Dimërore kurse gjatë verës është vend më i qetë, transmeton Klan Kosova.

Ka edhe një liqen me ujë tejet të ftohtë si dhe brigje e lugina që mund të shfrytëzohen për hiking.

Po ashtu, ky vend ofron edhe surfing përmes erës, zona për peshkim, surfing në ujë dhe shumë aktivitete të tjera.

Shijojeni, të paktën përmes fotografive, këtë vend të mahnitshëm!