Specialja gati të nisë punën brenda shtatë ditësh NULL NULL 28.06.2017 14:21 28.06.2017 14:21 Gjykata Speciale për krime lufte (do të jetë e gatshme për punë brenda shtatë ditësh, përfshirë edhe trajtimin e rasteve gjyqësore. Fillimi i punës është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave të kësaj gjykate me Kushtetutën e Kosovës. Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja An Power-Forde, sot shqiptoi Aktvendimin e Gjykatës mbi Referimin e Rregullave të Rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave Me këtë rast, gjykata vlerësoi njëzëri se Rregullat e Rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës . “Më 26 prill 2017, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se nëntë rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës dhe për një rregull tjetër nuk mund të nxirrte konstatim mbi përputhshmërinë”. “Pas këtij vendimi, gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të mbledhur në seancë plenare miratuan Rregullat e Rishikuara. Më 31 maj 2017, Rregullat e Rishikuara iu referuan Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), tre gjykatësit kushtetues në përbërje të panelit të Gjykatës Kushtetuese kishin 30 ditë për shqyrtimin e Rregullave të Rishikuara”. “Në Aktvendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se Referimi ishte i pranueshëm. Ajo kujtoi se sipas Ligjit, Dhomat e Specializuara duhet të gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, bën të ditur kjo gjykatë transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024