Specialja gati për procedura gjyqësore NULL NULL 28.06.2017 13:36 28.06.2017 13:36 Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë për shtatë ditë do të jetë e gatshme për punë gjyqësore dhe procedura gjyqësore. Kështu mëson Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Kjo pasi të mërkurën në selinë e Gjykatës në Hagë është rënë në përfundim se nëntë rregullat e diskutueshme paraprakisht janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Tani varet nga Zyra e Prokurorit të specializuar, se kur do të nisin procedurat dhe të ngriten aktakuzat. Rregullat që ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, kishin të bënin me mungesën e gjyqtarëve, bazat e masave të posaçme hetimore, kërkimi dhe konfiskimi nga ana e prokurorëve special, ekzaminimi ekspertëve. Në prill 2017, është vlerësuar se nëntë nga 208 rregullat të dokumetit kyç për procese gjyqësore Rregullat e Procedurës dhe Provave, nuk ishin në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, dhe në ndërkohë erdhi deri tek amendamentimi i tyre, transmeton Klan Kosova Rregullat e Procedurës dhe Provave u miratuan në mars të vitit 2017 në seancën plenare të gjyqtarëve ndërkombëtarë të kësaj gjykate, pasi duke pritur për përcaktimin e mëvonshëm të kushtetutshmërisë së këtij dokumenti. Ky dokument thekson mbrojtjen e dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë në rrezik për shkak të dëshmisë apo bashkëpunimit me këshillat e Specializur, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë