18:09, 13 Maj 2017

Binomi Mercedes-Ferrari shfaqet edhe në Çmimin e Madh të Spanjës, në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1.

Në pistën e “Montmelo”-së në Barcelonë, ai që shkëlqeu gjatë provave zyrtare ishte Hamilton, i cili dominoi gjatë gjithë kohës. Piloti britanik e fitoi “pole position”-in e kësaj gare me kohën një minutë 19 sekonda e 149 të mijtat.

Nuk ishte shumë larg tij, Sebastian Vettel që në çastet e fundit shënoi kohën e dytë më të mirë me vetëm 51 të mijtat më shumë se Hamilton. Edhe vija e dytë e startit të garës është përvetësuar nga Mercedes dhe Ferrari, me Valteri Bottas në vendin e tretë dhe Kimi Raikkonen në të katërtin.

Pas Mercedes e Ferrarit, skuadra që bëri paraqitjen më të mirë ishte Red Bull që siguroi vendin e 5 dhe të 6 me dy pilotët e saj.

McLaren shkaktoi surprizën e madhe në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Spanjës, teksa u përfshi në dhjetëshen më të mirë me Fernando Alonson. Piloti 35-vjeçar, për kënaqësi të publikut spanjoll u rendit në vendin e shtatë.

Gara e Çmimit të Madh të Spanjës do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00.

klankosova.tv

Interesante