15:05, 13 Qershor 2018

Spanja e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui një ditë pasi u emërua trajner i ri i Real Madridit, dhe dy ditë para ndeshjes ndaj Portugalisë që ata do ta zhvillojnë në kuadër të Kupës së Botës.

Federata e Futbollit të Spanjës e ka larguar 51 vjeçarin pasi që negociatat mes Real Madridit dhe tij ishin zhvilluar pa dijeninë e federatës.

Drejtori Sportiv i Spanjës, Fernando Hierro, do ta marrë në krye kombëtaren, së paku për Kupën e Botës.