Spanja publikon listën – me risi NULL NULL 19.05.2017 13:33 19.05.2017 13:33 Anësori i Real Madrid, Marco Asensio, është risia e listës së Spanjës për dy ndeshjet e radhës, ndaj Kolumbisë dhe Maqedonisë Trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui, ka publikuar listën e lojtarëve që janë ftuar për dy ndeshjet e ardhshme. Fillmisht La Roja do të zhvillojë miqësoren kundër Kolumbisë dhe më pas ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 kundër Maqedonisë. Risi në grumbullim është Marco Asensio, që ftesën e përzgjedhësit e ka marrë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Real Madrid. Ndeshja e parë me Kolumbinë do të zhvillohet më 7 qershor dhe është miqësore, ndërsa me Maqedoninë më 11 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.