Spanja në pritje të marrëveshjes me Britaninë për statusin e Gjibraltarit NULL NULL 20.09.2018 17:50 20.09.2018 17:50 Spanja shpreson se do të arrijë një marrëveshje me Britaninë e Madhe deri në tetor mbi statusin e Gjibraltarit, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. “Ne duhet të kemi një marrëveshje në Gjibraltar deri në tetor,” u tha ai gazetarëve në një samit të BE në qytetin austriak të Salzburgut, përcjell Klan Kosova. Spanja po ashtu kishte nevojë për një periudhë kalimtare së bashku me Britaninë, për të arritur marrëveshje mbi çështjet që lidhen me ligjet mjedisore, fiskale dhe tregtare te duhanit në territorin britanik. Gjibraltari i cili shtrihet ne bregun jugor të Spanjës, do të largohet nga BE-ja së bashku me Mbretërinë e Bashkuar më 29 mars të vitit të ardhshëm. Ajo nuk është pjesë e bashkimit doganor të BE-së, por bizneset frikësohen se rregullimi i kufirit mund te bëhet më i ngurtë pas Brexitit në mars të 2019-ës. Bisedimet bilaterale midis Londrës dhe Madridit në Gjibraltar kanë filluar që nga fillimi i vitit, me nëpunësit civilë që mbajnë deri tani gjashtë takime në të dy vendet. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 2 minuta më parë
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 3 minuta më parë
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 13 minuta më parë