Spalletti s’po mendon për Realin NULL NULL 11.02.2016 16:27 11.02.2016 16:27 Trajneri i skuadrës romake është i fokusuar në ndeshjen e radhës në Serie A dhe nuk po mendon për përballjen me skuadrën e Zinedine Zidane. Luciano Spalletti ka thënë se skuadra duhet të jetë e fokusuar në përballjen e radhës me Carpi dhe të mos shpërqëndrohet duke menduar për Real Madridin. Roma synon çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga edicioni 2007-08, ndërsa pret Madridin të mërkurën. “Jemi duke menduar për ndeshjen e radhës. Na janë kthyer disa lojtarë dhe tash kemi më shumë zgjedhje. Zgjedhjet do i bëj në bazë të nevojave”. “Nëse mendon më shumë se një ndeshje përpara, mund të dështosh”. “Nuk guxojmë të shohin tek e mërkura, pa menduar për ndeshjen ndaj Carpi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.