SpaceX e bën përsëri – hedh raketën më të fuqishme në botë (VIDEO) NULL NULL 07.02.2018 08:53 07.02.2018 08:53 SpaceX, kompania private e eksplorimit të hapësirës, tashmë posedon raketën më të fuqishme operacionale në botë. Kjo pasi kryesuesi i kësaj kompanie, ka realizuar atë që duket të jetë lëshimi për herë të parë i raketës së re masive e quajtur Falcon Heavy, njofton Klan Kosova. Falcon Heavy u lëshua të martën nga qendra Kennedy në Florida. Mijëra spektatorë të Floridas janë dëgjuar të brohorisnin përmes transmetuesit të drejtpërdrejtë të kompanisë, moment i cili po përcillej nga rreth tre milionë njerëz. Në kohën e nisjes, nuk ishte fare e qartë se raketa do të funksiononte. Makina përgjatë funksionit të saj po luan këngën e David Bowie, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.