18:21, 16 Maj 2018

Mbrojtësi i Freiburg, Caglar Soyuncu, është i vendosur që të luftojë për transferimin e tij në Premier Ligë, sipas raportimeve nga Football London.

Qendërmbrojtësi 21 vjeçar konsiderohet si njëri prej prospekteve më të mira defensive në kontinentin e vjetër.

Për përfaqësuesin e Turqisë, interesim kanë shprehur Arsenali, Manchester United dhe Manchester City.

Megjithatë, ai mbetet top prioritet i Topçinjve, edhe pse reprezentuesit e tij po negociojnë aktualisht me shumë klube.