9:03, 14 Nëntor 2017

14 Nëntori  është Dita Botërore e Diabetit e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje qe është  duke shkaktuar “pandemi globale”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë , Shoqata e Endokrinologve dhe Diabetologve të Kosovës dhe në mbështetje të “AQH” do të shënojnë Ditën Botërore të Diabetit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me mbajtjen e Konferencës për shtyp, mesazhet në radio, e gjerë tek manifestimet në rrugë ku do të bëhet shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore për kalimtarët e rastit do të matet sasia e sheqerit në gjak.

Kampanja e sivjetme është me  moton “Gruaja dhe diabeti   ”

Momentalisht në botë janë 99 milion gra të cilat jetojnë me diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milion deri në vitin 2040. Në çdo 7 lindje një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional.

Interesante