Sot raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi NULL NULL 21.01.2018 13:03 21.01.2018 13:03 Ka nisur paraditen e sotme raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, në qytetin e Korçës. Ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias janë takuar në orën 10:00 të së dielës, për të vijuar bisedimet e nisura prej dy ditësh. Më herët, ministri Bushati tha se “kjo e diel pritet të jetë një ditë e rëndësishme për bisedimet mes dy vendeve”. Sipas gazetës “Panorama”, në përfundim të ditës së tretë të bisedimeve, do të ketë një deklaratë të përbashkët zyrtare për rezultatet e bisedimeve, shkruan Lapsi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 40 sekonda më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 13 minuta më parë