Sot në Kuvend pritet të votohet për buxhetin e vitit 2019 NULL NULL 02.02.2019 08:01 02.02.2019 08:01 Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet seanca ku do të hidhet në votim projektligji për buxhetin e vitit 2019. Me votat pro votimit të buxhetit për këtë vit deputetët e Partisë Socialdemokrate e kanë kushtëzuar shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo. Ndër kërkesat e parashtruara të PSD-së ishte Ligji për Pagat, Ligji për Dialogun, ai për Qeverinë, reforma pensionale, si dhe shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo. Lidhur me kërkesën për reforma pensionale PSD-ja është pajtuar me Qeverinë që të krijohet një komision i ri i udhëhequr nga PSD-ja për ta bërë këtë reformë. Ndërkohë që pa u votuar buxheti i këtij viti, nga dita e djeshme nuk mund të bëhej asnjë pagesë, përveç borxhit publik, transmeton Klan Kosova. Kjo ishte edhe arsyeja që pagat e sektorit publik dolën të enjten më 31 janar. Pos kuletës së shtetit në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe projektligji për pagat në sektorin publik si dhe ai i për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Ky është rendi i ditës i seancës së sotme: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë