12:47, 13 Maj 2018

Kaçaniku ka bashkuar sot në numër të madh motoçiklistësh nga gjithë Kosova.

Nga aty, ata kanë marrë rrugën Majës së Lubotenit, ku do të jetë edhe pikëtakimi mes tyre, njofton Klan Kosova.

Këtë aktivitet ata e kanë ndërmarrë në ditën ku pritet të krijohet Federata e Motoçiklizmit.

Ka qenë grupi “Motocors Kaçaniku” që ka organizuar grumbullimin e motoçiklistëve dhe ngjitjen për në Luboten./Klan Kosova/