19:30, 6 Nëntor 2018

Sot gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Adelajda Xhamani do të festonte ditëlindjen  e saj të 32-të dhe kjo është një ditë e trishtë për të gjithë njerëzit e saj më të afërt.

Ka qenë Eraldo Rexho i cili ka bërë një dedikim mjaft prekës në Instagramin e tij ku shkruan se sot do ta kujtojnë me këngën mikën e tij më të ngushtë ashtu siç ajo do të zgjidhte.

Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë”.

Prandaj të gjithë bashkë me 12 nëntor do të mblidhen këtë herë për të kënduar e kërcyer në kujtim të gazetares, vdekja e të cilës shokoi mbarë opinionin publik, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.

Ajo u nda nga jeta me 29 tetor të 2017-tës si pasojë e një infarkti kongjestiv në zemër.