8:16, 15 Nëntor 2017

Në Shtabin e përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë sot do të bëhet ndërrimi i komandës.

Me këtë rast, komandanti i deritanishëm i kësaj force Giovanni Fungo do t`ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij në këtë post,  Salvatore Cuoci.

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo  dhe komandanti i ardhshëm i KFOR-it, Salvatore Cuoci shkurtimisht do të prononcohen për media, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante