Soros mbyll zyrat në Hungari për shkak të Orbanit NULL NULL 20.04.2018 17:07 20.04.2018 17:07 Nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i George Soros, kanë zbuluar plane për ta mbyllur zyrën e tyre në Budapest, para goditjes ndaj shoqërisë civile nga qeveria e krahut të djathtë të kryeministrit të rizgjedhur të këtij shteti, Viktor Orban. Të enjten, të punësuarve u është thënë se organizata, e cila shpërndan grante për grupet lokale të shoqërisë civile, do ta mbyllë zyrën ose do t’i ulë në mënyrë drastike operacionet në zyrën e saj në kryeqytetin hungarez në qershor dhe do të zhvendosen në Berlin në muajin gusht. “Mund të më kuptoni nëse nuk nxjerr lot nga sy”, tha Orban të premten në intervistën e tij të rregullt në radio. Që nga fitorja e partisë së tij këtë muaj me dy të tretën e shumicës në parlament, Orban ka kërkuar një mandat politik për ta çuar përpara ligjin e ri që i targeton OJQ-të me fonde të huaja. Fondacioni Soros është prezent në Kosovë që nga fillimvitet e 1990-ta. Fokusi i përkrahjes së tij financiare – posaçërisht në periudhën e sistemit paralel shoqëror në Kosovë – ka qenë në zhvillimin e shoqërisë civile, arsimit, kulturës, mediave dhe grupeve të margjinalizuara, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.