Sonte publikohet projekti i shumëpritur “LEJLA” NULL NULL 24.10.2016 17:20 24.10.2016 17:20 Sonte me fillim të orës 19:00 publikohet projekti i shumëpritur nga Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 që mbanë titullin “Lejla”. Projekti i punuar nga Flori Mumajesi lansohet sonte në youtube për të gjithë fansat që kanë pritur gjatë që kjo këngë të publikohet, pasi që ka javë të tëra që treshja e famshme nisi ta paralajmëroi hitin, njofton Klan Kosova. Kujtojmë që Elvana gjatë verës solli “Njësoj” e cila mblodhi miliona shikime në youtube, por këngëtarja anuloi të gjitha koncertet për këtë vit, ndërsa në anën tjetër, reperët Capital T e 2po2 lansuan këngë të shumta duke mos munguar edhe koncertet e panumërta të realizuara gjatë ditëve të nxehta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.