12:01, 14 Prill 2018

Sonte nis pjesa e dytë e kampionatit në NBA, dhe me të edhe një derbi mes gjigantësh: Golden State Warriors pret në lojën e parë San Antonio Spurs.

Warriors që në kampionatin e rregullt të sivjetmë zunë vendin e dytë në Konferencën Perëndimore kanë avantazhin e lojës në shtëpi ndaj Spurs që u rreshtuan të shtatët në po këtë konferencë.

Kjo përballje do të jetë një përsëritje e finales së vitit të kaluar në finalen e Konferencës Perëndimore të cilën Golden Sate e fitoi në seri prej 4:0.

Atëbotë ishte lënduar lojtari kryesor i Spurs, Kawhi Leonard, i cili është në pikëpyetje edhe në përballjet e sivjetme.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.