Sonte në Zona e Debatit: Kujtim Shala NULL NULL 29.11.2018 17:23 29.11.2018 17:23 Për taksën ndaj produkteve serbe dhe qëndrimin e LDK-së karshi saj; për opozitën e ndarë dhe pozitën me shumicë të çalë; për garën në LDK dhe ata që synojnë kreun e saj, dhe për shumëçka tjetër, flet sonte në Zona e Debatit anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala Pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndrim të qartë për taksën ndaj produkteve serbe? Si do të përballej ajo me sulmet që Serbia i bën pavarësisë së Kosovës? A mund të bëhej më shumë në ktë drejtim dhe si? Çka po e mban të ndarë opozitën dhe çka mund ta bashkojë? Kur do të tentojë ajo ta rrëzojë qeverinë? A e ka trazuar LDK-në gara për të parin e partisë? Kush ka më shumë gjasa t’i marrë frerët e subjektit më të vjetër politik në vend? Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova. Në Zona e Debatit, me fillim në orën 21:00, flet Kujtim Shala – anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 23 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 38 minuta më parë