17:17, 12 Shkurt 2018

Diva e muzikës shqipe, Adelina Ismajli, do rikthehet në një intervistë ekskluzive në Nd’rrimin e Natës.

Në intervistën e zgjeruar për jetën e saj, Adelina do të tregojë për ndjesinë që po e përjeton tash e 10 muaj si nënë.

Përveç jetës private Adelina do të tregojë për publikun se çfarë planifikon për të ardhmen si artiste.

Çfarë ka ndryshuar në jetën e saj pasi u bë nënë? Ku do të jetojë në Kosovë apo në Zvicër?

Sa i ka munguar Kosova?

Si i ka rikthyer linjat trupore pas lindjes?

Çfarë mendimi ka për skenën muzikore në vend? Ku e sheh veten tani, në muzikë apo në aktrim?

Këto dhe shumë të tjera do i mësoni sonte në ora 21:40 në Nd’rrimin e Natës.

Interesante