18:37, 12 Tetor 2017

Në Magazinën Lokale të Klan Kosovës do të debatojnë kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë. Cilat janë prioritetet e tyre? Si mendojnë t’i realizojnë ato? Si do t’i bindin qytetarët për ta marrë votën e tyre?

Për planet e tyre në sferat kyçe që prekin jetën e qytetarëve të qytetit më të vjetër të vendit, në Magazinën Lokale idetë e tyre do t’i përballin:

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Bilalli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besim Muzaqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Avdullah Vojvoda nga NISMA për Kosovën.

Interesante