21:42, 22 Prill 2017

Të shtunën më 22 prill nga ora 22 e 30 do ta transmetojmë LIVE në Klan Kosova meçin e boksierit Robin Haxhi Krasniqi kundër 3 herë kampionit të botës Arthur Abraham që zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë.

Fituesi i këtij dueli do ta ketë mundësinë ta sfidojë titullin kampion bote në kategorinë super të mesme.

Të dy kanë nga 50 meçe të zhvilluara, kurse një fitore më shumë e ka kosovari Krasniqi, 46 fitore e 4 humbje, kurse Abraham 45 fitore e 5 humbje.

Adhuruesit e sportit do të mund ta ndjekin këtë meç LIVE në Klan Kosova të shtunën më 22 prill nga ora 22 e 30 kurse do të mund ta shohin të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që jetojnë në diasporë, pasi do të transmetohet dhe në rrjetin satelitor.

Ky do të jetë dueli më i madh në historinë e boksit shqiptar, kështu që keni çfarë të shihni të shtunën në Klan Kosova.

Na ndiqni!

Interesante