14:00, 16 Korrik 2017

Prej më shumë se një viti, Soni Malaj është duke shijuar historinë e saj të dashurisë me Klevin, biznesmenin nga Tirana.

Lidhja e tyre është konsoliduar edhe në fejesë e duket se Klevi ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e këngëtares. Tashmë Soni dhe Klevi e jetojnë hapur dashurinë e tyre.

Në disa foto paparacë të siguruara ata shihen duke pushuar në plazh së bashku me vajzën e këngëtares, Anën.

Ky sezon ka qenë mjaft i ngarkuar për këngëtaren pasi ka publikuar dy projekte  të njëpasnjëshme këtë verë.
Relaksi i saj padiskutim janë disa ditë pushimi me dy personat më të rëndësishëm në jetën e saj, me partneri dhe vajzën e saj.

Në foto ata shfaqen të ulur në shezlong, Soni duke mbajtur të bijën në duar ndërsa Klevi duke biseduar diçka me të. Kjo padiskutim është pamja e një familjeje të lumtur!, shkruan Blitz, transmeton Klan Kosova.

Interesante