Sondazhet parashikojnë balotazh në zgjedhjet në Turqi NULL NULL 23.06.2018 18:15 23.06.2018 18:15 Turqia të dielën shkon në zgjedhje dhe pozitat e Erdoganit këtë radhë nuk duken aq të palëkundura sa më parë. Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e tij mund ta humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale të shkojnë në raund të dytë. Turqit votojnë në 24 qershor si për Presidentin, ashtu dhe për parlamentin e ri të vendit, ndaj vëmendja është maksimale. Nëse fiton, Erdogani do të rrëzojë pozicionin e kryeministrit dhe pushteti i këtij të fundit do t’i transferohet presidentit, pra Erdoganit. Nëse humbet, mund të përballet me gjyqin për korrupsion ose të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm. Ky do të ishte një fund poshtërues për karrierën politike të njeriut që është në pushtet prej vitit 2002. Megjithatë, analistët mendojnë se një skenar i tillë, pak gjasa ka që të ndodhë vërtet. Çdo lloj anketimi vazhdon t’i japë Erdoganit të paktën 43% të mbështetjes, çka tregon se ai te mbetet një politikan popullor. Opozita turke ndërkohë ka zhvilluar një fushatë të suksesshme me kandidatë të fortë, ndoshta më e efektshmja e 16 viteve të fundit. Ndryshimi është në ajër, thonë vëzhguesit, por që të behet realitet do te duhet të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë pikë është e qartë se kundërshtarët do të ndihen të inkurajuar, nëse ndodh vërtet që partia AKP ta humbasë shumicën parlamentare dhe vota presidenciale të shkoje në balotazh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 26 minuta më parë