plakolli
13:20, 4 Janar 2017

Regjisori kosovar Sokol Plakolli është duke vazhduar grevën e tij edhe këtë të mërkurë para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këtë veprim Plakolli është duke e bërë për shkak të keq menaxhimit në këtë institucion kulturor, njofton Klan Kosova.

Por arsye tjetër është edhe dhënia e shfaqjeve ndaj regjisorëve të huaj, siç është rasti me Slobodan Unkovskin.

Ai aty është duke qëndruar i vetëm, ndonëse ka hapur librin e nënshkrimit të grevës, ku qytetarët janë ata që po e përkrahin këtë hap të tij.

Kjo është dita e katërt që Plakolli del para teatrit, ndonëse grevën e tij e ka nisur para vitit të ri.
plakolli1

Interesante