10:00, 12 Janar 2018

Gazetari dhe moderatori i njohur Sokol Balla ka marrë detyrën e re.

Pas largimit të tij nga Top Channell, është bërë e ditur që Balla do të kalojë në Vizion Plus.

Sipas raportimeve te mediave nga Shqipëria, Balla do të marrë postin e drejtorit ekzekutiv.

Veç kësaj ai do të moderojë edhe një emision politik, i cili do të transmetohet të hënave dhe të enjteve në 21:00.