10:00, 14 Shtator 2018

Sofia Vergara mund të jetë aktorja më e paguar në televizion, por nuk ishte e lehtë të arrinte këtu.

“Është diçka që më është shpërblyer. Unë jam 46 vjeçare dhe kam punuar për gati 30 vjet. Pra, të jesh në gjendje të bësh diçka që do në botën e shoubizit, dhe mbi të gjitha të jesh në gjendje të bësh para? Ishte një eksperiencë e mrekullueshme por nuk ishte e lehtë”, ka thënë ylli i “Modern Family” për revistën Health të muajit tetor.

“Ishte punë shumë e vështirë por të bën të ndjehesh se je shpërblyer për të gjitha sakrificat – edhe kur e kam humbur ditëlindjen e djalit tim dhe që nuk kam qenë e pranishme për të, shpesh herë”, ka thënë tutje Vergara.

Për vjet me rradhë, aktorja nga Kolumbia ka hapur rrugën e saj në industrinë e shoubizit, fillimisht duke filluar karrierën si bashkëprezantuese në dy shou televiziv për rrjetin televiziv spanjoll Univision, në fundin e viteve ’90.

Kur është pyetur se si ka arritur të jetë këtu ku është, ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme të kesh besim, “edhe kur e nuk e di se çfarë je duke bërë”.

“Është shumë e rëndësishme se si e motivon veten. Nuk ka asgjë më të keqe se dikush që nuk ndjehet i sigurt, që flet sikur nuk është aty ku e meriton të jetë”.

“Në një biznes si ky i punës time, është më e lehtë të bëjmë këtë gjë, sepse ne nuk bëjmë operacione truri. Nuk mund të futem në sallën e operimit vetëm duke pasë vetëbesim, por në industrinë e shoubizit, mund ta bësh. Thjesht merrni frymë thellë dhe bëjeni më të mirën”, ka thënë aktorja shumë e njohur.

Por ajo nuk mërzitet shumë për mundësitë e humbura.

“Nuk ulem të qaj për diçka që ka kaluar, një punë ose marrëveshje që nuk e kam realizuar. Ka ndodhur kjo, thjesht ec përpara dhe gjej diçka tjetër, sepse nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë e ke humbur kohën duke qarë, prandaj nuk duhet humbur kohë”.

Megjithatë, Vergara është në një pozitë në karrierë ku mund të marrë vendime më të mira.

“Pasi kam punuar kaq shumë vjet, mendoj se gjëja më e mirë që kam mundur të bëjë ëhstë të kuptoj se duhet ta shijoj punën time. Nuk ia vlen të jesh rreth njerëzve që të japin energji negative. Në fillim të karrierës, ndonjëherë thjesht duhet t’i bësh disa gjëra – por tash nuk kam nevojë t’i bëj këto gjëra”.

“Kjo është një nga gjërat e mira kur arrin diçka në karrierë – mund të marrësh këso vendime”.

Vergara aktualisht është duke punuar për përfundimin e “Modern Family”.