17:55, 10 Janar 2017

Zygmunt Bauman, një nga sociologët më të shquar evropian të dekadave të fundit, ka vdekur në moshën 91 vjeçare. Sociologu polak, një mendimtar i konceptuar në krahun e majtë në botën moderne.

Sipas Anna Zejdler-Janiszewska, një profesoreshë në Varshavë dhe njëkohësisht një shoqe shumë e mirë e Bauman-it, ai vdiq gjatë ditës së sot në shtëpinë e tij në Leeds të Anglisë, i rrethuar nga familja e tij.

I njohur për një qasje që inkorporonte filozofinë dhe disiplina të tjera, Bauman ishte një zë i fuqishëm moral për të varfëritë dhe të dëbuarit në një botë të përmbytur nga globalizimi. Ai ka shkruar në lidhje me Holokaustin dhe Globalizimin, dhe fokusi i tij ishte në atë se si njerëzit mund të krijojë një jetë dinjitoze përmes vendimeve etike.

Ai shkroi më shumë se 50 libra, dhe veçanërisht “Moderniteti dhe Holokaustit,” ishte libri në të cilën ai ndryshonte me shumë mendimtarë të tjerë që i panë barbarizmat e Holokaustit, si një avari në modernitet. Bauman konsideroj shfarosjet masive të hebrenjve si rezultat të modernitetit; industrializimit dhe burokracisë se racionalizuar.

“Ishte bota racional e qytetërimit modern që e bëri Holokausti mendueshëm,” ishin fjalët e Bauman.

Në Poloni, ai ishte një figurë e diskutueshme nëpër të gjitha qarqet. Në vitin 2006, një historian i krahut të djathtë ka zbuluar dokumente që tregojnë se Bauman ka shërbyer si oficer në një organizatë ushtarake staliniste të asaj kohe, Korpusi i Sigurisë së Brendshme, e cila ka ndihmuar në vendosjen e  komunizmit, duke vrarë rezistentët e regjimit. Bauman pranoi që i përkiste asaj njësie, por ai këmbënguli se ai vetëm kishte bërë punë administrative dhe se nuk kishte dëshmi që e lidh atë me ndonjë vrasje.

Disa nacionalistë e panë atë si një armik të vendit.

Në vitin 2013, mbështetësit e një organizate të ekstremit të djathtë, në një debat publik me Bauman në qytetin perëndimor të Polonisë, Wroclaw, fishkëlluan dhe duke thirrur “Turp!” dhe “poshtë me komunizmin!” duke mbajtur në duar fotot e luftëtarëve të rezistencës polak të vrarë nga komunistët.

Pas kësaj Bauman ndaloj të vizitonte atdheun e tij.

Përtej Polonisë, teoritë e Bauman kishin një ndikim të madh në lëvizjen e anti-globalizimit.

Bauman ka lindur me 19 nëntor 1925, në Poznan të Polonisë, në një familje polake-hebreje që kishin vuajtur varfërinë dhe anti-semitizmin, diçka që ka frymëzuar besimin e tij gjatë gjithë jetës në tolerancë dhe drejtësi sociale./Revista Barazia

 

Interesante